Kryeministri Haradinaj nuk lëshon pe për taksën

29 janar 2019 | 15:31

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i pyetur nga mediet nëse qëndrimi i tij i shprehur në letrën dërguar shteteve anëtare të QUINT-it, po i prish raportet me ndërkombëtarët, ka thënë se nëse nuk pranohen kushtet e vëna nga ai, atëherë nuk e ka dert nëse prishet me këdo.

“Nëse njëra nga kushtet që e kam nxjerrë unë me prish me dikë, nuk ka dert. Dua me ndejë mirë me të drejtën time. Nëse dikush ka problem me ato kërkesa, atëherë jemi të prishtë. Nëse mundemi pa marrëveshje, mundemi edhe ne. 2020-ta po vjen, Serbia ka me hyrë në BE. Nuk e di pse ne duhet me dhënë nga vetja në këto rrethana. Kushdo që ka problem, si i brendshëm si i jashtëm me këto kërkesa, del kundër të drejtës tonë. Ne nuk kemi mirëkuptim me dikë që ka probleme me këto kërkesa. I bie tërheqje e njohjes. Unë nuk besoj që SHBA-ja ka probleme me këto kushte, por kushdo që ka, atëherë dihet në çfarë marrëdhëniesh futemi”, ka thënë Haradinaj në konferencën për medie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur të…