Kryeministri Haradinaj tregon se a do të rritet paga minimale në Kosovë

17 prill 2019 | 11:32

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë interpelancës parlamentare ku është duke u diskutuar për rritjen e pagës minimale, ka thënë se e kanë menduar si mundësi shifrën 239 euro si pagë minimale për kategorinë nën 35 vjeç.

Megjithatë, kryeministri Haradinaj, ka thënë se janë duke e pritur propozimin e Këshillit Ekonomik Social për çështjen e pagës minimale.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se Qeveria nuk ka të drejtë ta paragjykojë një propozim të tillë.

Haradinaj ka thënë se ky këshill nga nesër mund t’i propozojë Qeverisë rritjen e pagës minimale.

“Këshilli që nga dita e nesërme mundet t’i propozojë Qeverisë për pagën minimale, që i bie në afate kohore. Në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, javën tjetër Qeveria mundet me marr vendim. Ne nuk kemi drejtë ta paragjykojmë propozimin, por si kryetar qeverie e kam menduar koeficientin 1. 239 euro është një bazë e nisjes se parë që kishte me qenë e respektueshme. Megjithatë nuk kemi të drejtë ne me dhënë numra sa na vjen propozimi, aty do të diskutojmë në bazë të propozimit që na vijnë. 239 euro e kemi menduar për kategorinë nën 35 vjeç. Ideja është që mos me lënë pagë 239 euro”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fondi për rinovimin e Katedrales Notre Dame të Parisit, të…