Kryeministri Hoti bëri homazhe te varri i ish-presidentit Rugova

04 qershor 2020 | 14:33

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në ditën e tij të parë të punës në krye të Qeverisë, bashkë me kabinetin qeveritar, bënë homazhe te varri i ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Me këtë rast, Kryeministri Hoti e çmoi lartë figurën e ish-presidentit Rugova, duke e quajtur atë themelues të shtetit, ndërkaq bëri të ditur se vizitën tjetër do ta zhvillojë në Prekaz, si shenjë e respektit ndaj martirizimit të familjes Jashari.

“Faleminderit të gjithëve që po i përcillni aktivitetet e Qeverisë në ditën e parë tonë të punës. Sot e kemi nisur ditën me protokollin e nevojshëm, të zakonshëm të kryeministrit kur e merr detyrën në konsultimet fillestare që i bëjmë në mbledhjen e Qeverisë dhe pastaj në nderimet që ne shprehim si kabinet qeveritar ndaj themeluesit të shtetit të Kosovës, presidentit Rugova dhe pas kësaj do të jemi në vizitën në Prekaz, tek vendi ku është i shenjtë për të gjithë shqiptarët kudo që janë si shenjë e respektit ndaj martirizimit të asaj familje dhe përmes saj të gjithë atyre që kanë dhënë jetën për lirinë të cilën sot e gëzojmë”, është shprehur kryeministri Hoti.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në ditën e tij të…