Kryeministri Hoti uron rininë për ditën e tyre

12 gusht 2020 | 11:30

Kryeministri Avdullah Hoti, ka uruar të rinjtë e Kosovës me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.

Hoti ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës u është mirënjohëse të gjithë të rinjve për kontributin e jashtëzakonshëm që po japin në ballafaqimin me Covid-19.

“Të dashur të rinj, urime dita e juaj! Sot bëhen 21 vite prej kur 12 gushti shënohet si Dita e Ndërkombëtare e Rinisë. Qeveria e Republikës së Kosovës u është mirënjohëse të gjithë të rinjve për kontributin e jashtëzakonshëm që po e japin në ballafaqim me Covid-19. Në vend të takimeve dhe diskutimeve në aktivitete, ne sot obligohemi të jemi të bashkuar në thirrjen tonë për kujdes të shtuar dhe respektim të masave. #vendosemasken”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas shortit të hedhur të hënën lidhur me çiftet në…