Qytetarë serbë nga Zubin Potoku nisen përtej kufirit për të votuar

25 tetor 2026 | 08:32

Autobusë me qytetarë serbë të komunës së  Zubin Potokut janë nisur drejt Ribariqit, fshat në Komunën e Tutinit në Republikën e Serbisë, për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po mbahen sot në Serbi.

Autobusi i parë me qytetarë serbë nga Zubin Potoku është nisur drejt Ribariqit, ndërsa udhëtimi i tyre po bëhet në mënyrë të organizuar.

Në Serbi, vendvotimet janë hapur në orën 07:00 dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 20:00.

Për 250 ulëse në Kuvendin e Serbisë garojnë 18 lista zgjedhore me gjithsej 2 mijë e 418 kandidatë për deputetë.

Ndërkaq, për qytetarët serbë të Kosovës me të drejtë vote atje janë në dispozicion 60 vendvotime të vendosura në Vranjë, Rashkë, Kurshumli dhe Tutin.

Kosova nuk e lejon organizimin e vendvotimeve për zgjedhjet parlamentare të Serbisë që nga viti 2023.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kolonë e gjatë automjetesh është  krijuar në pikën kufitare të…