Kryeministri Hoti vizitoi kompaninë “Fluidi”: Bizneset vendore nuk do të kenë bllokada për tregun ndërkombëtar 

31 janar 2021 | 12:36

Gjatë vizitës në Gjilan, Kryeministri Hoti vizitoi fabrikën e pijeve “Fluidi”, kryeministri u prit nga pronari i fabrikës “Fluidi” i cili i falënderoi për ndihmën që ka bërë qeveria gjatë pandemisë.

“Në kuadër të masave të reja të pakos ekonomike, do të ndihmohen të gjitha bizneset.

Programi ynë për zhvillim ekonomik është i fokusuar tek bizneset, që të krijohen kushtet sipas standardeve evropiane dhe siguria në punë. Fondi për garantim të kredive është një ndihmë e mirë që bizneset të kenë mundësi më të lehtë për qasje në kredi”, tha midis tjerash Kryeministri Hoti.

Ai theksoi se, bizneset vendore nuk do të kenë bllokada për tregun ndërkombëtar dhe masat lehtësuese për eksport, do të bëjnë që eksporti të rritet gjatë këtyre viteve.

Të hyrat nga Dogana në janar 2021 janë 11% më të larta se të janarit 2020, kur nuk ka pasur pandemi dhe kufizime. Kthimi në normalitet është rezultat i pakos së rimëkëmbjes dhe ligjit për rimëkëmbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë homazhe…