Kryeministri në detyrë nderon figurën e heroit Zahir Pajaziti

31 janar 2021 | 12:33

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora lulesh tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë, në 24-vjetorin e rënies së tij.

“Sot nderojmë kontributin e Zahir Pajazitit dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tij, të gjithë atyre që kanë rënë për lirinë dhe pavarësinë të cilën ne e gëzojmë sot. Është bërë ritual që ne çdo vit të bëjmë nderimet për ta dhe përmes tyre të shprehim respektin për të gjithë bashkëluftëtarët e tyre në mbarë Kosovën”, ka thënë kryeministri Hoti.

Pas homazheve tek shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë, kryeministri Hoti, bashkë me ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka vizituar edhe Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan të Podujevës.

Image preview

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizatori i “Final 8”, Golden Eagle YLLI ka njoftuar se…