‘Final 8’ i Kupës zhvillohet me tifozë

31 janar 2021 | 12:32

Organizatori i “Final 8”, Golden Eagle YLLI ka njoftuar se tifozët do të jenë të pranishëm.

Ndeshjet do të zhvillohen duke iu përmbajtur rregullave anti-COVID-19, dhe kapaciteti maksimal i tifozëve që do të lejohen të hyjnë në sallë, është rreth 200 persona.

“Pas përpjekjeve të shumta të Golden Eagle Yllit si organizator në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës, ju njoftojmë që ndeshjet e Vllesa&Pagesa Final 8 Kupa e Kosovës në Basketboll do të jenë të pranishëm 200 shikues. Natyrisht basketbolli luhet për shikues dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe, në vendin ku ky sport është me shumë se sport”, thuhet në njoftimin e KB Ylli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aziz Kelmendi dhe enigma e vrasjeve pa luftë në kohë…