Kryeministri i Gjeorgjisë jep dorëheqje

02 shtator 2019 | 14:45

Kryeministri i Gjeorgjisë, Mamuka Bakhtadze, ka dhënë dorëheqje, duke thënë se e ka përfunduar misionin e tij.

Bakhtadze e ka bërë këtë njoftim nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook”, duke shtuar se detaje të tjera rreth dorëheqjes do të jap më vonë.

“Një kornizë strategjike e zhvillimit është krijuar dhe zbatuar, andaj kam vendosur të jap dorëheqje, sepse besoj se e kam përmbushur misionin tim në këtë pikë”, ka thënë ai.

Bakhtadze, 37 vjeç, është zgjedhur vitin e kaluar nga partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane, me zotimin se do të miratojë reforma liberale dhe se do ta shtyjë Gjeorgjinë tutje në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Ish-republika sovjetike ka bërë përpjekje të krijojë lidhje me Perëndimin, por ky veprim e ka zemëruar Moskën, me të cilën Tbilisi ka zhvilluar një luftë të shkurtër, por të përgjakshme në vitin 2008.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Përfaqësues U21, Rafet Prekazi është paraqitur sot në…