Kryeministri i Japonisë: Abe është në gjendje kritike

08 korrik 2022 | 08:17

Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, pasi u qëllua dy herë me armë zjarri gjatë një fushate në Japoninë Perëndimore.

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, tha se Abe është në një gjendje kritike.

“Aktualisht mjekët po bëjnë gjithçka që munden, në këtë moment. Unë shpresoj dhe lutem që ish-kryeministri Abe t’i mbijetojë kësaj”, tha ai.

Kryeministri i përshkruajti të shtënat si një “akt të urryer”.

Kishida ka mbërritur në zyrën e tij me helikopter dhe aktualisht po takohet me zyrtarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe është qëlluar dy herë me armë…