Kryeministri i Shri Lankës i jep urdhër ushtrisë të rivendosë rend

14 korrik 2022 | 08:25

Kryeministri i Shri Lankës, Ranil Wickremesinghe, i ka thënë ushtrisë që të bëjë “çfarëdo që është e nevojshme për të rivendosur rendin” pasi protestuesit sulmuan zyrën e tij të mërkurën.

Wickremesinghe është emëruar në detyrë president nga presidenti Gotabaya Rajapaksa, i cili është arratisur nga vendi.

Por vendimi për ta lënë atë në krye shkaktoi protesta të mëtejshme duke kërkuar që edhe kryeministri të largohej.

Shri Lanka ka vuajtur nga kriza e saj më e keqe ekonomike në dekada, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.

Shumë fajësime janë hedhur ndaj administratës Rajapaksa për krizën dhe Wickremesinghe shihet si pjesë  e problemit pasi u bë kryeministër në maj.

Të mërkurën, për herë të dytë në më pak se një javë, protestuesit hynë në një ndërtesë shtetërore shumë të sigurt, këtë herë ishte kryeministria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donika Kadaj Bujupi akuzoi opozitën në Kosovë se nuk po…