Kryeministri i Spanjës nesër vizitë zyrtare në Tiranë

31 korrik 2022 | 15:47

Në turin e tij në Ballkanin Perëndimor, kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez do të ndalojë edhe në Tiranë. Ceremonia pritëse do të zhvillohet në orën 08:45, jashtë ambienteve të Kryeministrisë, ndërsa orën 11:00 kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij spanjoll do të mbajnë një konferencë e përbashkët për shtyp.

Në vizitën e tij në Serbi, Sanchez tha se për çështjen e Kosovës, Spanja është me Serbinë. Spanja është një nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur.

Javë më parë ky shtet ka dhënë shenja pozitive në përkrahje për liberalizimin e vizave për Kosovën. Sipas raportimeve të medieve spanjolle, kryeministri Sanchez me këtë vizitë synon “riaktivizimin, ringjalljen dhe rigjallërimin e procesit të zgjerimit” të Bashkimit Evropian në këtë rajon.

Por deri me sot Spanja nuk po vendos marrëdhënie diplomatike me Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është kthyer në një telenovelë lëvizja e mundshme e Ronaldos…