Kryeministri ka një mesazh për përkrahësit e tij dhe kundërshtarët

26 prill 2018 | 12:56

Kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se këto ditë ka pranuar me mijëra mesazhe nga qytetarët.

Sipas tij, mesazhet kanë qenë të llojit të përkrahjes së parezervë ndaj tij dhe veprimeve si kryeministër, e deri te këshillat, vërejtjet apo mospajtimet.

Postimi i plotë i Haradinajt: 

Të nderuar qytetarë të Kosovës, miq, përkrahës e kundërshtarë të mi,

Gjithë këto ditë kam pranuar me mijëra mesazhe prej jush, që nga ato të përkrahjes së parezervë ndaj meje dhe veprimeve të mia si Kryeministër, e deri te këshillat, vërejtjet apo mospajtimet tuaja.

Dua t’iu siguroj se i kam lexuar të gjitha me vëmendjen më të madhe dhe sigurisht se do t’i kem parasysh në punën time!
Zëri i juaj ka rëndësi të jashtëzakonshme në punën time!
Por e kërkoj mirëkuptimin tuaj për pamundësinë që tu kthej përgjigje secilit veç e veç!
Dinamika e punës ma ka pamundësuar një gjë të tillë!

Me respekt,
Juaji Ramush Haradinaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenal e pret skuadrën e Atletico Madridit në “Emirates Stadium”…