Kryeministri Kurti flet për statusin e tij si veteran i UÇK-së, tregon se a e merr kompenzimin

09 qershor 2022 | 18:21

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se pasi ka punuar në zyrën e Adem Demaçit gjatë luftës në Kosovë është regjistruar si veteran i luftës.

Kurti tha se kompenzimin si veteran e as si i ish-i burgosur politik nuk e ka ndërmend t’i marrë.

Unë kam punuar në Zyrën e Përfaqësuesit të Përgjithshëm të UÇK-së Adem Demaçit dhe të gjithë ne që kemi punuar aty kolektivisht u patëm regjistruar dhe me këtë rast dua të theksoj se as atë kompenzimin si ish i burgosur politik e as këtë për kontributin në luftën çlirimtare nuk e kam pasur as nuk e kam ndërmend t’i marr”, ka thënë Kurti për KlanKosova.

Veteranët e luftës së UÇK-së kanë protestuar të hënën para Kuvendit të Kosovës për mospërfshirjen e tyre si kategori në ngritjen e pagës minimale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Vushtrrisë është dënuar me dy ndeshje pa praninë…