Kryeministri Kurti priti në takim presidentin e KOK-ut, Ismet Krasniqi

03 dhjetor 2021 | 14:56

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, priti në takim Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), z. Ismet Krasniqi.

Presidenti i KOK-ut e falënderoi Kryeministrin Kurti për mirëpritjen dhe përkrahjen e vazhdueshme që po i jep sportit në vend dhe njëkohësisht prezantoi punën dhe objektivat e Komitetit Olimpik të Kosovës për zhvillimin e sportit në vend. Veçanërisht u vlerësua bashkëpunimi i ngushtë me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit drejt zhvillimit të sportit elitar, sportit për të gjithë, shkollor dhe universitar.

Kryeministri Kurti, tregoi gatishmërinë e tij për përkrahjen e sportit si fushë me interes dhe prioritet shtetëror.

Sporti përveç që fuqizon imazhin pozitiv të Kosovës në arenën ndërkombëtare, duhet të bëhet kulturë në vendin tonë, tha ai.

U diskutua edhe për infrastrukturën sportive si komponentë tejet e rëndësishme për masovizimin dhe rezultatet sportive.

Në takim ishin të pranishëm edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit,  Hajrulla Çeku, Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani si dhe Sekretari i Përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KIPRED ka publikuar raportin tremujor “Observeri i Kosovës: Lufta Diplomatike…