KIPRED: Rusia intensifikoi përpjekjet e saj kundër Kosovës

03 dhjetor 2021 | 14:54

KIPRED ka publikuar raportin tremujor “Observeri i Kosovës: Lufta Diplomatike Ruse dhe Dezinformimi Medial”.

Në këtë raport është vlerësuar se Rusia intensifikoi përpjekjet e saj kundër Kosovës.

Sipas raportit, intensifikimi i bashkëpunimit ruso-serb kundër shtetësisë së Kosovës dhe stabilitetit e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, mund të ketë ndodhur gjatë vizitës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Moskë dhe takimit të tij me presidentin rus, Vladimir Putin më 25 nëntor.

“Analizat e deklaratave, të konferencave për shtyp, dhe të dokumenteve të tjera të politikës së jashtme ruse nga 15 gushti deri më 31 tetor 2021, tregojnë qartë vazhdimin e synimit të narracionit për t’i rrënuar themelet e shtetësisë së Kosovës… si dhe për t’i akuzuar autoritetet kosovare për ushtrim të dhunës ndaj komunitetit serb dhe për t’ua mohuar të drejtën për të luftuar kundër krimit të organizuar në të tërë territorin e vendit”, është thënë në hulumtimin e KIPRED-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori danez do të largohet nga skuadra e Interit. Sipas…