Kryeministri Kurti propozon rezolutën që nuk është e Qeverisë, Kusari-Lila e ka nënshkruar

15 janar 2022 | 15:49

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme ka lexuar një draft-dokument duke i kërkuar Kuvendit të Kosovës që ta votojë si rezolutë lidhur me synimet e Serbisë që të mbajë referendum në Kosovë.

Megjithatë, nënkryetari Kujtim Shala ka zbuluar se dokumenti është nënshkruar nga Mimoza Kusari-Lila, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes.

Kujtim Shala, deputet i LDK-së, ka thënë se dokumenti i rezolutës mban nënshkrimin e Mimoza Kusari – Lilës.

“Kryeministër a është kjo përpjekje, rezolutë-propozim i qeverisë së Kosovës apo jo sepse në fund të tekstit është emri, mbiemri dhe firma e Mimoza Kusarit-Lilës”, ka thënë ai.

Ndaj kësaj i është kundërpërgjigjur kryeministri Kurti i cili ka thënë se dokumentin që e propozoi si rezolutë të Qeverisë, e ka përpiluar bashkë me Grupin Parlamentar të LVV-së.

Kjo ka shkaktuar konfuzion dhe është një huqje e madhe nga ana e Kurtit dhe Qeverisë së Kosovës, raporton Demokracia.com.

Ndërkaq, Arben Gashi, shef i grupit parlamentar të LDK-së i ka kërkuar Kurtit që ta tërheqin këtë rezolutë, pasi sipas tij, është propozuar nga Mimoza Kusari Lila.

“Duhet me e tërheqë rezolutën, pasi kjo qenka propozu nga Mimoza, duhet të vini me një draft final. Kemi konfuzion të propozimeve. Kryeministri ka propozuar një dokument, por ai është nënshkruar nga dikush tjetër”, tha Gashi.

Në seancën e sotme të jashtëzakonshme, Kurti ka propozuar para deputetëve të Kuvendit rezolutën, të cilën tha se e ka përpiluar Qeveria, për synimet e Serbisë që të mbajë referendumin brenda territorit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatori i njohur shqiptar, Ermal Mamaqi, ka thënë se të…