Kryeministri Kurti: Ushtria jonë ka edhe sy në qiell

22 nëntor 2023 | 11:35

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është mburrur siç ka thënë për të arriturat e qeverisë në rreth tri vite sa janë në pushtet.

Kurti para kabinetit qeveritar, tha se në dy të tretat e mandatit kanë arritur suksese në shumë sektorë.

Ai përmendi rritjen ekonomike, mbështetjen ndaj qytetarëve dhe bizneseve, derisa tha se kanë shtrirë sovranitetin edhe në veri.

Kurti nënvizoi se Kosova tani e ka ushtrinë më të fortë se kurrë.

“Përveç çizmeve në tokë, ushtria jonë ka edhe sy në qiell përmes dronëve Bayraktar”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka komentuar pagesën e rrymës për…