Kryeministri malazez, megjithatë mori pjesë në takimin me Merkelin

14 shtator 2021 | 17:32

Pasi ishte raportuar se kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq nuk është lejuar të futet në Shqipëri sepse s’kishte test PCR, ai ka arritur në takimin e kancelares gjermane, Angela Merkel me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.

Krivokapi ka shkruar në llogarinë e vet në “Twitter” se po merr pjesë në takimin me kancelaren gjermane.

“Në Tiranë me Kancelaren Merkel dhe liderët e Ballkanit Perëndimor. Një drekë pune do të fillojë së shpejti, në të cilën do të diskutohet bashkëpunimi rajonal. Ne u dëshirojmë sukses dhe prosperitet të gjithë fqinjëve. Një bashkëpunim rajonal i suksesshëm është shtylla e politikës së jashtme të Malit të Zi”, ka shkruar Krivokapiqi.

Kryeministri i Malit të Zi nuk lejohet të futet në Shqipëri, dalin pamjet

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rei Manaj kishte mundësinë që të vazhdonte në këtë sezon…