Kryeministri mori pjesë në mini maratonën në kuadër të Olimpiadës së Fëmijëve

27 maj 2019 | 15:27

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori sot pjesë në fillimin e mini – maratonës në kuadër të Olimpiadës së Fëmijëve.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj shprehu kënaqësinë që sot së bashku me fëmijët të fillojnë mini – maratonën, duke e vlerësuar si një moment shumë të veçantë vrapimin me ta.

“ Ndjenjë e mirë të fillosh vrapimin me fëmijët tanë, të ardhmen e shtetit tonë, në këtë mini – maratonë”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian (PE), Tanja Fajon, ka…