Kryeministri nderon viktimat dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

14 prill 2023 | 11:56

Në Ditën nemoriale të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, të shpallur këtë vit nga qeveria e Kosovës, kryeministri Albin Kurti, ka nderuar viktimat dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Me homazhe te memoriali “Heroinat”, Kurti ka përkujtuar viktimat e dhunës seksuale, të cilat nuk janë më në mesin tonë, si dhe ka nderuar të mbijetuarat e të mbijetuarit për forcën e tyre të pashembullt.

Kurti së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vendosur lule para memorialit, i cili përkujton mijëra gra dhe vajza, burra dhe djem, viktima e të mbijetuar të dhunës seksuale, që është përdorur si armë lufte nga forcat e okupatorit serb në luftën e fundit në Kosovë.

Në homazhe kanë marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ajo e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, drejtuesja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, kryeshefja ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit, Edi Gusia, kryetarja e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë, Leonora Selmani, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United ka barazuar me Sevillën (2-2). Klubi anglez ishte…