Kryeministri në detyrë: Dyshoj se vonesat në zbatimin e Ligjit për paga po bëhen qëllimshëm

08 dhjetor 2019 | 16:42

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka komentuar veprimin e Avokatit të Popullit, i cili e ka dërguar Ligjin për pagat në Gjykatë Kushtetuese, për vlerësimin e përputhshmërisë së tij me Kushtetutën.

Ai në një konferencë për medie ka thënë se vonesat në zbatimin e këtij ligji duket se janë të qëllimshme.

“Është tepër zor për mua me e thënë këtë që po e them, por e kam njëfarë dyshimi që po bëhen me qëllim këto skenare të vonesave të ligjeve. S’duhet me e thënë këtë një kryetar qeverie. Ne i besojmë institucioneve edhe Avokatit të Popullit edhe të gjithave, por e kam një dilemë se është pak e qëllimshme kjo zhagitje”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka theksuar se mund të fillojë zbatimi i Ligjit për pagat, ndërsa nëse ka ankesa nga palë të ndryshme, atëherë sipas tij ato mund të merren parasysh dhe të amandamentohet ligji në fjalë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez është shprehur se…