Kryeministri Rama për Beckenbauer: Shkëputet një tjetër copë e bukur e fëmijërisë sonë

08 janar 2024 | 20:02

Bota e futbollit por jo vetëm është në zi pas ndarjes nga jeta të legjendës gjermane, Franz Beckenbauer. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook, përmend arritjet e “Kaizerit” dhe gjithashtu, i shpreh ngushëllime familjes.

“Kaiser Franz ishte si një valltar i dalë nga koreografitë e mjeshtrave të baletit modern në qendrën e mbrojtjes së Gjermanisë, ku ngriti kupën e botës e më pas, si një personazh i letërsisë gjermane në këmbë përpara stolit të Bundesmanschaft-it, kur e udhëhoqi Gjermaninë drejt një tjetër kupe të botës.

Me ikjen e tij shuhet një tjetër legjendë e gjallë e sportit më të dashur në botë dhe shkëputet një tjetër copë e bukur e fëmijërisë sonë, atëherë kur futbolli ndërkombëtar ishte vetë bota në Shqipërinë e burgosur brenda mureve të komunizmit”, ka shkruar numri një i qeverisë, Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është hapur afati kalimtar i janarit në hendbollin kosovar. Lojtarët…