Kryeministri Rama përkujton 140-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit

10 qershor 14:56

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përkujtuar 140-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

“Sot përkujtojmë 140-vjetorin e themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, mesazhi i së cilës kumbon i thjeshtë por domethënës, dje, sot e përgjithmonë: asnjëherë virtyti dhe aq më pak fati e kanë braktisur një Shqipëri të përbashkuar”.

“Kjo ditë na kujton gjithashtu se po i afrohemi fundit të gjysmës së parë të Vitit të Skënderbeut, arritjet pa zhurmë dhe eventet unike të të cilit po zhvillohen anembanë kombit shqiptar në trojet e tij stërgjyshore dhe në diasporë. Në meditim të mesazheve madhore të tij jeni të ftuar të lundroni në informacionin e bollshëm multimedial të faqes në internet të Vitit tonë mbarëkombëtar: https://vitiiskenderbeut.al/”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Djali i Fadil Vokrrit, Gramozi në mbledhjen komemorative të Kuvendit…