Kryeministri Rama: Po humbasim njerëz, t’i shtrëngojmë ‘dhëmbët’

23 mars 2020 | 13:16

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se kanë hyrë në një javë të vështirë, ku janë duke humbur jetë njerëzish si pasojë e koronavirusit.

Ai ka thënë këtë gjendje kanë vetëm një gjë në dorë për të kursyer sa më shumë jetë njerëzish, duke shtrënguar “dhëmbët”.

“Kemi hyrë në një javë tejet të vështirë dhe po humbasim njerëz. Kemi vetëm një gjë në dorë për të kursyer sa më shumë jetë dhe lehtësuar sa të mundemi vuajtjet e mëdha: të shtrëngojmë dhëmbët dhe durojmë, durojmë, durojmë, duke mos shkelur ligjin e luftës për kufizimin e lëvizjes; duke mos dalë nga shtëpia kot; duke ecur vetëm në rrugë kur kemi një domosdoshmëri jashtë shtëpisë; duke ndenjur në radhë në distancë minimumi 1 metër pas kurrizit të njëri – tjetrit kur bëjmë pazar; duke rezistuar, rezistuar, rezistuar”, ka shkruar Rajma në llogarinë e vet në “Facebook”.

.

?⚫️ KEMI HYRË NË NJË JAVË TEJET TË VËSHTIRË DHE PO HUMBASIM NJERËZ?KEMI VETËM NJË GJË NË DORË PËR TË KURSYER SA MË SHUMË JETË DHE LEHTËSUAR SA TË MUNDEMI VUAJTJET E MËDHA: TË SHTRËNGOJMË DHËMBËT DHE DUROJMË, DUROJMË, DUROJMË, DUKE MOS SHKELUR LIGJIN E LUFTËS PËR KUFIZIMIN E LËVIZJES; DUKE MOS DALË NGA SHTËPIA KOT; DUKE ECUR VETËM NË RRUGË KUR KEMI NJË DOMOSDOSHMËRI JASHTË SHTËPISË; DUKE NDENJUR NË RADHË NË DISTANCË MINIMUMI 1 METËR PAS KURRIZIT TË NJËRI – TJETRIT KUR BËJMË PAZAR; DUKE REZISTUAR, REZISTUAR, REZISTUAR *kjo video është videoja më e shikuar mbrëmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Gepostet von Edi Rama am Montag, 23. März 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori Tom Hanks ka treguar se ai dhe gruaja e…