Kryeministri Spanjoll tërhiqet përballë thirrjes së nënave: Fëmijët do i lëmë të dalin

19 prill 2020 | 11:25

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez sapo ka konfirmuar se do zgjasë gjendjen e alarmit për shkak të koronavirusit deri me 9 maj, megjithatë ka treguar se do të ndryshojnë masat e karantinës. Pas 27 prillit, fëmijët më në fund pas disa javësh në karantinë totale, do të lejohen të dalin në rrugë,megjithatë në mënyrë të kontrolluar dhe të kufizuar.

Në deklaratën e tij të fundit, ai tha se duhen respektuar masat e distancimit social dhe kujdesi maksimal i higjienës.

Për shkak të thirrjes së kryebashkiakes së Barcelonës e cila pak ditë më parë deklaroi se fëmijët kanë nevojë të dalin dhe nënave të cilat u bënë pjesë e një nisme ku kërkonin liri për fëmijët, nga rreziku i shëndetit mendor duke qenë në izolim, kryeministri duket se u dorëzua.

‘Na lodhët duke thënë se jemi në luftë, fëmijët kanë nevojë të dalin’!
Ai pranoi që ‘pas 27 prillit ata do mund të dalin por në një kohë të kufizuar’.

Ai paralajëmroi se nëse do të shihet dhe rreziku më i vogël nga virusi nga të dhënat e kurbës, do të ketë masa më të forta.

U bëri thirrje njerëzve që të mos harrojnë me çfarë po përballen:

Kur të kthehemi në rrugë, do të gjendeni në mes të një zone luftë, por pa bomba!

Dhe në fund, u ndal tek marrëveshjet ekonomike me BE për ringritjen e ekonomisë:

Europa nuk duhet të lejojë ujqërit e populizmit të përfirojnë nga kjo krizë mjekësore dhe ta përdorin si njëmënyrë për të shpërndarë gjuhën e tyre të urrejtjes.

Spanja ka 191,726 raste, 20,043 viktima, 74,797 të shëruar, 96,886 raste aktive me koronavirus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar sot masakrën e…