Kryeministri spanjoll viziton Ballkanin, por jo Kosovën

29 korrik 2022 | 10:28

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, sot do të nisë një vizitë katërditore në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë dy ditëve Sanchez do të qëndrojë në Beograd, derisa ditëve në vazhdim ai do të vizitojë Sarajevën, Mostarin, Podgoricën, Shkupin dhe Tiranën ku një nga çështjet që do të jetë në fokus është zgjerimi i Bashkimit Evropian, shkruan “Euronews Serbia”.

Derisa Prishtina e cila mbetet ndër pesë shtetet e Ballkanit Perëndimor që e refuzon njohjen e Kosovës si shtet do të injorohet sërish nga Spanja.

Në takimin e liderëve të BE-së në Bruksel në fund të qershorit, Sanchez vendosi të “riaktivizojë, ringjallë dhe rigjallërojë procesin e zgjerimit” për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ndryshe kjo do të jetë hera e parë që një kryeministër i Spanjës viziton Serbinë pas disa dekadash.

Ndërsa sipas analistëve në Serbi, vizita e tij ka është shumë domethënëse për shkak të raporteve ndërshtetërore, por edhe për çështjen e dialogut me Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Barcelonës ka zyrtarizuar marrëveshjen në parim me Sevillan,…