Kryeministri spanjoll viziton të gjitha shtetet e Ballkanit përveç Kosovës

27 korrik 2022 | 13:13

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez nga e premtja do të filloj një turne 4 ditor në Ballkanin Perëndimor. Mediat spanjolle njoftuan se Sanchez do të nisë një turne katër ditor në Ballkanin Perëndimor më 29 korrik me qëllim “riaktivizimin, ringjalljen dhe rigjallërimin e procesit të zgjerimit” të BE-së në atë rajon.

Nga 29 korriku deri më 1 gusht, Sanchez do të vizitojë Beogradin, Sarajevën dhe Mostarin, Shkupin, Podgoricën dhe Tiranën, por jo edhe Kosovën. Pra Kosova do të jetë vendi i vetëm në Ballkan  i cili do të anashkalohet nga kryeministri spanjoll, raportojnë mediat.

Në takimin e liderëve të BE-së në fund të qershorit në Bruksel, Sánchez mbrojti ringjalljen e procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje (LV) ka reaguar në lidhje me vizitën e…