Kryeministrja e Norvegjisë thotë se do të kontribuojnë në dialogun Kosovë-Serbi

21 shkurt 2020 | 09:20

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar telegram urimi nga kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, e cila e ka uruar për detyrën e re në krye të ekzekutivit të vendit. 

Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, ka thënë se Norvegjia dhe Kosova gëzojnë marrëdhënie miqësore afatgjata që datojnë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, derisa thuhet se është shprehur e sigurt se marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të forcohen më tej gjatë.

“Të dy vendet tona janë të përkushtuara në mënyrë të vendosur për integrimin evropian dhe gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta. Normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës do të ishte një hap i rëndësishëm përpara në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.

Solberg tutje ka thënë se Norvegjia do ta ndjekë nga afër këtë proces dhe do të vazhdojë të kontribuojë në këtë proces.

“Pres të zhvilloj më tej dialogun midis dy vendeve tona për çështje me interes të përbashkët dhe shpresoj se do të kemi mundësinë që të takohemi së shpejti”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të enjten më ftohtë, në mëngjes shi dhe borë. Nga…