Kryeministrja serbe: Ditë e vështirë për Serbinë

14 dhjetor 2018 | 11:26

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka reaguar për votimin e ushtrisë në Kuvendin e Kosovës.

“Sot nuk është dita kur kontribuohet për stabilitetin e rajonit”, ka thënë Brnabiqi.

Shefja e Qeverisë së Serbisë, ka thënë se kjo ditë është e vështirë për Serbinë.

“Sot është një ditë e vështirë për mua dhe besoj se pa një rajon stabil as Serbia nuk është stabile, po as edhe ndonjë shtet tjetër”, ka thënë ajo.

“Është më mirë të flasim për bashkëpunim sesa të krijojmë barriera”, ka thënë kryeministrja e Serbisë. /Express/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paul Pogba do të ishte një nga lojtarët më të…