Kryeminstri polak, Putinit: Nëse ia mësyni Varshavës, përballeni me 40 milionë polakë më armë në duar

13 qershor 2022 | 21:30

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, ka paralajmëruar presidentin rus, Vladimir Putin se trupat e tij do të përballen me 40 milionë polakë duke qëndruar “me armë në dorë në mbrojtje të atdheut të tyre” nëse ata ia mësynë pushtimin e Varshavës, shkruan NEXTA.

“Nëse Rusia synon sulmimin e Polonisë, Rusia duhet ta di, Kremlini duhet ta di se në Poloni janë 40 milionë polakë të gatshëm për të qëndruar me armë në duar për ta mbrojtur atdheun e tyre”, tha lideri polak.

Ai pretendoi se periudha e gjatë e paqes ka përfunduar, me gjasë për shumë vite, si rezultat i pushtimit të pamëshirshëm dhe të paprovokuar rus të Ukrainës. Me fillimin e pushtimit rus të shtetit fqinj të Ukrainës, Polonia ka njoftuar për planet për ta rritur ndjeshëm buxhetin e saj për mbrojtje, me zëvendës-kryeministrin e vendit, Jaroslaw Kacztynski që kishte thënë në parlament se qeveria do të shpenzojë 3% të GDP-së për mbrojtje deri në vitin 2023.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot kryetarin e…