Kryenegociatori palestinez në gjendje të rëndë pas infeksionit me koronavirus

18 tetor 2020 | 23:53

Kryenegociatori palestinez Saeb Erekat është në “gjendje serioze por stabile” me COVID-19, ndërsa po trajtohet në një spital izraelit, raporton BBC.

Erekat sot është transferuar nga shtëpia e tij në Bregun Perëndimor për në Spitalin Universitar Hadassah në afërsi të Jerusalemit.

Erekat ka testuar pozitiv me koronavirus më herët këtë muaj.

Organizata për Çlirimin e Palestinës ka thënë se 65-vjeçarit i duhet kujdes urgjent pasi i ishte nënshtruar një transplanti të mushkërive në vitin 2017.

Nga spitali është njoftuar se Erekat erdhi në gjendje kritike dhe është dashur të futet në oksigjenoterapi.

Është thënë se për të po kujdesen profesionistët mjekësor.

Erekat ka qenë kryenegociator në bisedimet për paqe me Izraelin për shumë vjet. Ai ishte një nga arkitektët e Akordeve të Oslos, një numër të marrëveshjeve që ishin nënshkruar nga Izraeli dhe Palestina në vitet 1990-ta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hisen Berisha, komandanti i Kosharës ishte mysafir në emisionin ‘Kojshia…