Kryeparlamentarja shqiptare e Luzernit e nis mandatin me moton ‘Bukë, kripë dhe zemër’

08 shtator 2020 | 22:08

Kryetarja e Parlamentit të kantonit të Luzernit, Ylfete Fanaj, e ka filluar mandatin e saj me moton “Bukë, kripë e zemër”, shkruan agjencia “SDA”.

Ajo e sheh rolin e saj si nikoqire, ka thënë gjatë fjalimit hapës së saj në seancë. Në këtë frymë ajo dëshiron gjithmonë t’i japë fjalën një mysafiri, shqetësimet e të cilëve përndryshe nuk do të dëgjoheshin.

Fjalën të martën ia dha Ursulina Hermannit, e cila ishte në gjendje të ndiqte një shkollë profesionale ndonëse kishte probleme qysh në lindje. Ajo foli për shqetësimet e personave me aftësi të kufizuara. Fjalimi i saj u përkthye nga një përkthyes i gjuhës së shenjave.

Fanaj në lidhje me moton e saj ka përmendur vlerat e mikpritjes, se kripa përkujdeset për biseda të mira. Zemra qesh kur ke një shtëpi plotë. E pjekja e bukës është si te puna e politikës: Duhet ta ngjeshësh brumin mirë, të shtosh përbërësit e duhur dhe sasinë e duhur. Nëse bukët nuk dalin siç ke imagjinuar, atëherë duhet të bëni një fillim të ri.

Politikanja 38-vjeçare është me origjinë nga Kosova, ndërsa jeton që nga viti 1991 në Zvicër dhe është pjesë e parlamentit të Luzernit që nga viti 2011. Nga viti 2015 deri më 2019 ka udhëhequr fraksionin SP në parlamentin e Luzernit. Në qershor është zgjedhur kryeparlamentare e kantonit të Luzernit për periudhën 2020/21.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-Kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna, ka thënë…