Kryeprokurori flet pas vrasjes në Suharekë

10 prill 21:03

Tre të miturit që dyshohen për vrasjen e një bashkëmoshatari në Suharekë do të dërgohen në paraburgim për 15 ditë.

Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren, Admir Shala.

Ai tha se për shkak se të dyshuarit janë të mitur masa e paraburgimit do të jetë 15 ditë.

“Po, ka përfunduar procedura e intervistimit. Janë të gjithë të mitur dhe për të gjithë do të zhvillojmë procedurë që të ndalohen për 24 orë në polici dhe më pastaj do të zhvillohet edhe masa e paraburgimit. Pas kësaj do të shikojmë dhe do të vendosim për më tutje”, ka deklaruar kryeprokurori Shala për “kallxo.com”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bojan Stamenkoviq është nënkryetari i ri i komunës së Kamenicës.…