Kryeprokurori kërkon verifikim të çdo mosveprimi para vrasjes në Gjakovë

09 gusht 2018 | 13:16

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë që urgjentisht të fillojë grumbullimin e informatave për të verifikuar çdo mosveprim, i cili mund të cilësohet si element i ndonjë vepre penale.

Ai ka bërë me dije se nëse konstatohen veprimet e tilla të nxjerrët menjëherë aktvendimi për fillimin e hetimeve kundër çdo personi të involvuar në kryerjen e veprimeve apo mosveprimeve, për të cilat ka qenë i obliguar t’i ndërmarrë,  të cilat ndërlidhen me kërcënimet ndaj gruas dhe vajzës së vrarë në fshatin Bretkoc të Komunës të Gjakovës.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me…