Kryeshefi i AShAK-së viziton Arkivin Osman të Turqisë

10 dhjetor 2021 | 07:55

Nga data 8 dhjetor, një delegacion i Agjencisë Shtetërore i Arkivave i Kosovës, i udhëhequr nga kryeshefi ekzekutiv i kësaj Agjencie, Bedri Zyberaj, po qëndron në vizitë zyrtare në Arkivin Osman të Republikës së Turqisë. Në ditën e parë të kësaj vizite Zyberaj është pritur nga drejtori i Arkivit Osman, Uğur Ȕnal, me të cilin kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm mes dy institucioneve që udhëheqin. Përveç takimit zyrtar, delegacioni i AShAK-së vizitoi kompleksin e Arkivit Osman të Stambollit, që është një ndër më të mëdhenjtë, duke u përqendruar veçanërisht në vendruajtjen (depon) dhe Sektorin e Shërimit të Dokumenteve.

Qëllimi i kësaj vizite ishte vazhdimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në mes të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës me Arkivin Osman të Republikës së Turqisë si dhe shtimi i bashkëpunimit me forma të reja të cilat priten të konkretizohen shumë shpejt. Me këtë rast, mes dy drejtuesve u shkëmbyen dhurata që përfaqësojnë identitetin kulturor të të dy vendeve dhe veprimtarinë botuese të dy institucioneve që ruajnë kujtesën e vendeve respektive.

Përveç Arkivit, Zyberaj, i shoqëruar nga homologu Ȕnal, vizitoi dhe Bibliotekën “Sulejmanije” të Stambollit, ku u prit nga drejtori i saj, Muhittin Macit, si dhe disa nga objektet më të njohura të kultit fetar dhe kulturor të cilat gjenden në qytetin ndërkontinental të Stambollit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka…