Kryesia e Rinisë së Nismës në Drenas kalon në AAK

10 korrik 2020 | 12:14

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me anë të një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka njoftuar për aderimet e reja në këtë parti.

Ai ka bërë me dije se sot AAK-së i është bashkuar Kryesia e Rinisë së Nismës Socialdemokrate në Drenas.

“Me deputetin Haxhi Shala dhe kryetarin e AAK-së në Drenas Beqir Kiqina, i uruam mirëseardhjen në familjen tonë të përbashkët, Edmond Thaçit me kolegë. Ai së bashku me kryesinë e deritashme të rinisë së Nismës në Drenas, kanë vendosur që rrugëtimin e tyre politik, ta vazhdojnë në Aleancë. Dyert tona janë të hapura për të gjithë ata që përqafojnë vizionin e Aleancës për vendin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stade de Reims e ka zyrtarizuar të enjten në mbrëmje…