Kryesia Qendrore e PDK-së viziton degën e Gjakovës, diskutojnë për implementimin e kuotës 50-50 dhe ikjen e qytetarëve nga vendi

29 tetor 2022 | 17:19

Në Gjakovë është zhvilluar një takim koordinues i Partisë Demokratike të Kosovës dega në Gjakovë dhe Kryesisë Qëndrore të PDK-së, të prirë nga nënkryetari Uran Ismaili, Petrit Hajdari, deputeti Hisen Berisha etj.

Kështua ka bërë të ditur kryetari dhe njëherit deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hajdar Beqa.

Beqa ka thënë se janë diskutuar shumë tema siç janë zgjedhjet në Rininë Demokratike, implementimi i kuotës 50-50, mobilizimin e strukturave, ikjen e qytetarëve nga vendi.

Pjesë e diskutimit ishte edhe gjendja e vështirë ekonomike, vështirësitë e qytetarëve rreth përballjes me rritjen e çmimeve, kriza energjetike mungesa e investimeve kapitale, kriza në arsim  e shëndetësi.

“Për gjendjen e sigurisë në vend Kosova ka nevojë për Qeveri stabile që nuk ankohet, por punon për vendin”, ka shkruar Beqa.

“PDK do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe adresa e vetme e ndryshimeve në interes të  vendit. Bashkë ia dalim!??”, është thënë ndër tjera gjatë këtij takimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka thënë se Kina…