Kryetarët e komunave të veriut dorëhiqen në korrik, Osmani shpall zgjedhjet të cilat mbahen në fillim shtatori

01 qershor 2023 | 23:17

Do të ketë dorëheqje të kryetarëve të katër komunave me shumicë serbe në veri, në mes të korrikut. Kjo gjë do t’i hapë rrugë shpalljes së zgjedhjeve të reja në të katër komunat, prej presidentes Vjosa Osmani dhe më pas, ato do të mbahen në fund gushti ose fillim shtatori.

Këtë e reflekton plani i rëndësishëm me tetë pika, i paraqitur nga vendet e QUINT dhe Bashkimi Evropian, sa i takon qetësimit të situatës në veri të Kosovës, pas protestave dhe përleshjeve që serbët patën me forcat e KFOR-it në ditët e fundit.

Sipas këtij plani, me të cilin Albanian Post është njohur, parashikohet pikërisht kjo procedurë në tre hapa.

Fillimisht, në mesin e muajit korrik, të katër kryetarët e komunave duhet të japin dorëheqjen nga postet e tyre.

Më pas, menjëherë, presidentja Osmani i shpall zgjedhjet dhe në to marrin pjesë edhe forcat politike serbe, duke e bërë procesin normal.

Zgjedhjet vetë mbahen në fundin e gushtit ose mesin e shtatorit, ku zgjidhen kryetarët e rinj dhe tensionet shuhen mes palëve.

Ndër pikat e tjera me rëndësi, janë edhe ato ku parashihet  tërheqja e Forcave Speciale të Kosovës nga veriu, bashkëngjitur me tërheqjen e Ushtrisë serbe nga kufiri verior i Kosovës.

Në pikën e tretë shkruhet se siguria në territorin e komunave veriore i kalon Policisë së rregullt të Kosovës, asistuar nga KFOR dhe Eulex.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me aktivitete të shumta sot në qytetin e Lipjanit me…