Kryetari Elezaj inspekton punimet në asfaltimin e rrugëve në qytet

08 maj 2019 | 14:59

Në Klinë ka filluar asfaltimi i rrugëve kryesore të qytetit nga rruga “Leonard Palucaj” deri te sheshi “Nëna Terezë”, duke vazhduar me rrugët “Muhamet Haxhaj”, “Hamit Krasniqi” dhe rruga “Hasan Prishtina”.

Për të inspektuar punimet ka dalë kryetari i komunës, Zenun Elezaj, i cili ka theksuar se këto punime mjaft të rëndësishme po kryen në mënyrë që të shmangim komunikacionin e ngarkuar dhe krijimin e një qarkullimi sa më të lehtë brenda qendrës së qytetit.

Fotografia e Komuna Klinë

Ai po ashtu, nga operatori ekonomik ka kërkuar që punët të kryhen në mënyrë cilësore dhe sipas parametrave të paraparë në kontratë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem…