Kryetari Ferati nënshkruan kontratat për subvencionimin e Klubeve Sportive dhe OJQ-ve në Istog

19 korrik 2023 | 12:27

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, bashkë me përfaqësuesit e organizatave dhe klubeve sportive të Komunës së Istogut, ka nënshkruar kontratat për subvencionimin e këtyre klubeve për t’i zhvilluar aktivitetet e tyre.

“Qeverisja jonë do të përkujdeset që Rinia, Sporti dhe Kultura të kenë mbështetje të vazhdueshme për aktivitetet kulturore e sportive”, ka thënë kryetari Ferati, i cili uroi përfituesit e subvencioneve gjersa i uroj edhe për suksese të reja gjatë viteve të ardhshme.

Përfaqësuesit e organizatave dhe klubeve sportive kanë falënderuar kryetarin Ferati për përkrahjen, duke theksuar që kjo është edhe një ndihmesë shtesë që po ju bëhet klubeve sportive dhe OJQ-ve në Istog.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari i njohur dhe i komentuar për lidhjen e shumta…