Kryetari Gashi kërkon më shumë mbështetje nga qeveria për komunat

19 nëntor 2020 | 13:51

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin Besnik Tahiri, të cilin e ka njoftuar për situatën aktuale me pandeminë Covid-19 në Komunën e Obiliqit, me sfidat me të cilat po ballafaqohen në këtë kohë, po ashtu, ai ka kërkuar nga Tahiri, që Qeveria e Republikës së Kosovës të ofrojë më shumë mbështetje për institucionet e nivelit lokal duke pasur parasysh se komunat janë institucioni i parë dhe më i afërt për qytetarët në këtë betejë me virusin Covid-19.

Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri Tahiri është zotuar se institucionet qendrore do të përkrahin komunat në vazhdimësi, sepse sfida me këtë pandemi është e përbashkët dhe përmes koordinimit ndërinstitucional do të ofrohen mundësi më të mira për qytetarët.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është mbajtur mbledhjen e radhës e Shtabit Emergjent të Komunës…