Kryetari Haskuka prezanton Prizrenin në Paris

22 nëntor 2018 | 11:40

Pas takimeve zyrtare, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka mbajtur një fjalë rasti në aktivitetin e organizuar nga Qendra Kulturore e Kosovës në Paris në bashkëpunim me “Trashëgimia pa kufij” dhe shoqatën “Albania”.

Në këtë event është promovuar edhe botimi i revistës kulturore “Art dhe Trashëgimi” kushtuar Prizrenit.

Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë profesorë, studentë dhe biznesmenë të mërgatës shqiptare, si dhe qytetarë të Francës, studiues dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, që kanë një interes për Kosovën dhe Shqipërinë.

Kryetari Haskuka ka folur për historinë dhe vlerat kulturore të Prizrenit, si kryeqytet historik i shqiptarëve që bart në mozaikun e trashëgimisë së tij edhe kultura të tjera të larmishme të cilat ia pasurojnë vlerat.

Më tej ai ka shpjeguar disa prej sfidave dhe punën e komunës për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Prizrenit e cila ka vlerë sa materiale aq edhe shpirtërore.

Në fund të aktivitetit, të pranishmit kanë shprehur dëshirën dhe interesin jo vetëm për ta vizituar Prizrenin, por edhe për të identifikuar dhe për të çuar përpara projektet e bashkëpunimit.

 /Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë sot…