Kryetari i AKB-së për Dukagjin, Argjend Fetahu, priti në takim zv/ministrin e Financave, Agon Dobrunën

09 tetor 2023 | 20:30

Kryetari i AKB-së, për Dukagjin, Argjend Fetahu së bashku me bashkëpunëtor priti në zyret e tij zv/ministrin e parë të Financave Agon Dobrunën me bashkpunëtorët e tij.

Në këtë takim u diskutuan shumë çështje që ndërlidhen me komunitetin e bizneseve dhe Minstrinë e Financave ku kryetari Fetahu, mes tjerash kërkoi nga zv/ministri Dobruna që Rrafshin e Dukagjinit ta kenë në fokus të veqantë për komunitetin e bizneseve, sepse historikisht Rrafshi i Dukagjinit në veqanti GJAKOVA ka qenë qytet industrial dhe sot mirësisht bizneset gjendet në një situatë jo të mirë ku kërkohet mbështjetje shume më e madhe nga niveli qendror, ne të gjitha sferat qe të rimëkëmben bizneset dhe t’u kthehet shkëlqimi që dikur e ka patur Gjakova dhe Rrafshi i Dukagjinit.

Zëvendësministri Agon Dobruna e falendëroi kryetarin Fetahun për pritje dhe i përgezoi përzemërsisht për punën që po e bën AKB-ja në Rrafshin e Dukagjinit për komunitetin e bizneseve dhe si e informoi z.Fetahun se prej mandatit të tij si zv/minister dhe Qeverisë Kurti kanë bërë ndryshime radikale në aspektin pozitiv duke i eliminuar burokracit, aktivizimin e sistemit të digjitalizimit gjë e cila ka parandaluar shumë dukuri negative që i kanë ndodhur me vite komunitetit të bizneseve dhe njëherit ofroj bashkpunim të mirëfillët dhe u zotua se nga pozita të cilen e mban do të jetë zë i fuqishem i të gjitha halleve e problemeve dhe sfidave që mbartin bizneset e Rrafshit të Dukagjinit do t’i ngrisë si qështje në nivel qendror dhe në minsitrinë përkatëse ku mbartë poziten e zv/minstrit.

Zëvendësministri i Financave, Agon Dobruna e poashru e njoftoi kryetarin Fetahu se takimi i parë i tij në Rrafshin e Dukagjinit ka qenë në zyren e AKB-së në Gjakovë, zyre e cila është duke e bërë një pune të shkelqyer në teren.

Fetahu së bashku me zv/ministrin Dobruna u dakorduan që nga sot e tutje të jetë një bashkëpunim i thellë dhe i ndersjelltë që sektori privat të ndihet ashtu siq e meriton krahas konkurenceve së shteteve të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, tha se Izraeli…