Kryetari i Buças: Rusët vranë 320 civilë

06 prill 2022 | 08:22

Kryetari i bashkisë së qytetit Buça ka thënë për BBC se rreth 320 civilë u qëlluan për vdekje nga trupat ruse gjatë pushtimit të qytetit.

Duke folur në Word Tonight, Anatoli Fedoruk tha se kishte parë personalisht ekzekutimet e disa njerëzve nga forcat e Moskës.

“Kam parë disa episode“, tha Fedoruk. “Ishin tri makina civile që përpiqeshin të evakuoheshin drejt Kievit dhe ata u qëlluan brutalisht. Ishte një grua shtatzënë, burri i së cilës bërtiste duke i kërkuar të mos e qëllonte, por ata e qëlluan brutalisht”, tregoi ai.

Fedoruk, gjithashtu, pretendoi se forcat ruse kishin qëlluar politikanë vendas gjatë pushtimit të tyre.

Ai i bëri thirrje ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili ka mohuar akuzat për krime lufte nga trupat e Moskës, të “vijë në qytetin Buça dhe t’i shohë trupat e njerëzve të vdekur, të shikojë në sy familjet, nënat, burrat dhe fëmijë që mbetën jetimë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Masakra në Buça të Ukrainës që tronditi mbarë opinionin ndërkombëtar…