“Kasapi i Buças”, urdhëruesi dhe ekzekutuesi i masakrës që tronditi botën

06 prill 2022 | 08:19

Masakra në Buça të Ukrainës që tronditi mbarë opinionin ndërkombëtar duket se e ka personin përgjegjës në anën e ushtrisë ruse, që urdhëroi trupat të qëllojnë mbi civilët e pafajshëm, raporton A2CNN.

Tashmë me nofkën “Kasapi i Buças”, nënkoloneli Azatbek Omurbekov është komandant i Brigadës së 64-të të përfshirë në pushtimin e Buças, një qytet në periferi të kryeqytetit ukrainas Kiev, i cili u mbajt i pushtuar nga ushtria ruse deri javën e kaluar.

Omurbekov, një ushtarak rreth 40 vjeç, i dekoruar nga Ministria e Mbrojtjes në Rusi në vitin 2014 për shërbimet e jashtëzakonshme të tij, tani akuzohet për organizimin e përdhunimit, plaçkitjes dhe vrasjes së qindra civilëve ukrainas gjatë tërheqjes nga Buça.

Kremlini i ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme akuzat dhe pretendon se imazhet e civilëve të vrarë në rrugë dhe me duar të lidhura ishin një falsifikim i inskenuar nga vetë ukrainasit.

Sipas “InformNapalm”, një iniciativë vullnetare ukrainase që monitoron aktivitetet e ushtrisë ruse dhe shërbimeve speciale, Omurbekov u bekua nga një prift ortodoks në nëntor të vitit të kaluar përpara se të vendosej në Ukrainë.

Sipas ligjit ndërkombëtar, një komandant ushtarak është përgjegjës për çdo krim lufte të kryer nga trupat e tij./A2CNN

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i shumëpërfolur për kryetar të Federatës së Futbollit të…