
Kryetari i Deçanit: Tronditës lajmi për vdekjen e Qazim Alajt
29 nëntor 2023
| 18:56
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka ngushëlluar familjen Alaj nga fshati Drenoc, me rastin e vdekjes së familjarit të tyre Qazim Alaj.
“Tronditës dhe pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta tragjikisht, i të riut Qazim Alaj nga fshati Dranoc i Deçanit! Bashkëndjejmë dhembjen me familjen Alaj, miqtë dhe gjithë ata që e njohën!Ngushëllimet më të sinqerta! Zoti ju dhashtë forcë!”, ka shkruar Ramosaj në “Facebook”.