Kryetari i degës së Nismës në Gjakovë prezanton aderimin e ri në parti

25 janar 2021 | 17:21

Nismës Socialdemokrate në Gjakovë të hënën i është bashkuar Besnik Morina – magjistër i Arkitekturës.

Këtë aderim në Nisma Socialdemokrate në Gjakovë e ka prezantuar kryetari i degës së kësaj partie në këtë qytet, Fazli Hoxha.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Nisma Socialdemokrate çdo ditë po forcohet me kuadro të reja e të përgatitura si Besniku, për t’i dhënë ofertën më të mirë Kosovës më 14 shkurt.

“Besnikut i uruam mirëseardhje në familjen tonë politike Nisma Socialdemokrate, duke i ofruar hapësirën e nevojshme për të dhënë kontributin e tij në fuqizimin e shtetit dhe mbrojtjen e vlerave kombëtare. Nisma Socialdemokrate çdo ditë po forcohet me kuadro të reja e të përgatitura si Besniku, për t’i dhënë ofertën më të mirë Kosovës më 14 shkurt. Shkojmë të mobilizuar për fitoren e radhës të Nismës”, ka shkruar Hoxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe…