Kryetari i Feronikelit paralajmëron dënime për lojtarët dhe stafin

14 prill 2019 | 12:20

Humbja nga Ferizaj (1-2), nuk i ka pëlqyer aspak kryetarit të skuadrës së Feronikelit, Naser Ramajt, i cili ka paralajmëruar lojtarët dhe stafin teknik se do të dënohen për këtë humbje.

“Kjo që ndodhi sot është e pafalshme, do të dënohet e gjithë ekipi po ashtu edhe stafi udhëheqës. Është një marre e madhe sa nuk mund ta përshkruaj. Feronikeli është shumë marre për ju, tepër jam i zhgënjyer në ju sa me mend s’mund ta merrni, ju jeni zhgënjimi jem më i madhi deri tash. Do t’i merrni dënimet e merituara”, ka shkruar Ramaj.

Pavarësisht humbjes, Feronikeli është në krye të tabelës me 62 pikë, aq sa ka edhe skuadra e Prishtinës, kurse Llapi është në pozitën e tretë me dy pikë e pakë të grumbulluara.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derbi i madh i Premier Ligës në mes Liverpoolit dhe…