Kryetari i Fushë Kosovës dhe drejtuesit e KEK-ut bisedojnë për mundësitë e bashkëpunimit

29 korrik 2020 | 17:18

Kryetari i komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, ka pritur në takim Luigj Imerin, ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, i cili shoqërohej nga Edmond Nulleshi, drejtor ekzekutiv i Shërbimeve Korporatave si dhe Skender Bucolli, drejtor për Marrëdhënie me Publikun.

Kryetari Berisha dhe drejtuesit e KEK-ut për format dhe mundësitë e bashkëpunimit.

“Fokusi i bisedës kryesisht ishte: Projekti i përbashkët për parkun i cili është në procedura të përbashkëta administrative me ministritë e linjës dhe komunat Fushë Kosovë, Obiliq dhe Prishtinë. Për këtë projekt i cili është i financuar nga Banka Botërore e që Qeveria e Kosovës pritet shpejt edhe ta konkretizoj, u dakordua që procedurat të cilat janë në kompetencë të Komunës dhe KEK-ut do të jenë plotësisht të realizueshme. Temë e bisedës ishte edhe realizimi i disa projekteve tjera duke përfshi projektet për komunitete por edhe mundësinë e angazhimin të një grupi prej 100 të rinjve në trajnime për një periudhë kohore prej 3 muajve me mbulimin e shpenzimeve nga ana e KEK-ut. Njëra nga temat e bisedës ishte edhe furnizimi me ujë të pijshëm në veçanti për banorët e fshatrave Grabovc dhe Bardh i madh. Të dy palët u pajtuan se sa i përket kompetencave të Komunës dhe KEK-ut nuk do të ketë asnjë problem, gjë që tani do të shihen mundësitë e Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit ‘Prishtina’ se sa ata do të kenë mundësi që të kyçin këto dy fshatra në rrjetin e ujësjellësit”, ka njoftuar komuna e Fushë Kosovës. /Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Gjakovës ka njoftuar se trupës së Teatrit të…